Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e deputetes Zhupa: Qeveria duhet të bëjë publike komunikimet me UNESCO-n

Qeveria shqiptare duhet të publikojë komunikimet e saj me UNESCO-n gjatë procesit të dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit. Kjo ishte kërkesa e vetme e deputetes demokrate Ina Zhupa që u pranua në seancën e mbajtur sot në Gjykatën Kushtetuese.
Pas pranimit të kësaj kërkese, një seancë e re në lidhje me çështjen e Parkut të Butrintit do të caktohet pas datës 25 korrik.
Ina Zhupa pretendon se qeveria ka mashtuar UNESCO-n gjatë bisedimeve për Parkun e Butrintit. Ajo kërkon transparencë dhe hapurësi në lidhje me këto komunikime dhe procedurat për dhënien me koncesion të këtij parku kulturor të rëndësishëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



