Debat në mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Është ndërprerë për 5 minuta seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar. Mbledhja ka nisur me debate.
Opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës.
Deputeti Ervin Salianji mësohet se i është drejtuar deputetes së PS Ermonela Felajt duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.
“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen”, është shprehur ai.
Në këtë moment është kërkuar dhe ndërprerja e mbledhjes për 5 minuta. Kujtojmë se vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.
Kreu i SPAK Altin Dumani dhe një tjetër prokuror i SPAK kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të mbahet mbledhja.
Më herët SPAK ka vepruar me kontrollin e dy banesave, të partneres së z. Ahmetaj në Hamallaj dhe një vilë në zonën e Palasës që mendohet se disponohet nga ish-bashkëshortja e Ahmetaj. Të dy pasuritë janë sekuestruar nga SPAK dhe ka pasur një përpallje të tij me drejtësinë që e kundërshtonte këtë kontroll dhe sekuestro, sidomos për banesën në Hamallaj ku jetonte me bashkëjetuesen Erjola Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



