E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rreshjet e shiut/ Lumi “Shkumbin”, përmbyt tokat dhe u afrohet banesave
Lajme

Rreshjet e shiut/ Lumi “Shkumbin”, përmbyt tokat dhe u afrohet banesave

Fryhet tej mase dhe del nga shtrati në disa vende edhe lumi Shkumbin.

Sipas njoftimeve më të fundit lumi ka shkaktuar përmbytje nga Librazhdi deri në Peqin. Banorë të fshatit Polis Fushë njoftojnë se përroi dhe Shkumbini ka shkaktuar përmbutjen e dhjetra hektarë toke dhe po u afrohet banesave. Edhe banorët e Shushicës në Elbasan kanë dhënë alarmin e përmbytjeve. Dhe sa më poshtë zbret drejt fushës aq më i rrezikshëm bëhet ky lumë.

Banorët njoftojnë se tashmë në fushën në afërsi të Papërrit dhe Cërrikut Shkumbini ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokë bujqësore dhe sera. Po ashtu në rrezik është edhe stacioni i pompave në Cërrik.

Situatë kritike ka krijuar ky lumë në Bishqem dhe Pajovë. Drejt Njësisë Administrative Pajovë ka udhëtuar prefekti i qarkut Elbasan Maksim Malaj. Ai ka kërkuar marrjen e masave dhe evakuimin e familjeve në Urën e Bishqemit në rast rreziku.

Prurje ka edhe lumi Devoll, por aktualisht pjesa e fushës është e mbrojtur pasi HEC Banjë ka mbyllur portat dhe po grumbullon ujë. Vetëm në rast se niveli i HEC rritet dhe hapen portat, atëherë përmbytja në zonën e Sulovës është e pashmangshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.