E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama fshihet, Ahmetaj ia mbath”- Berisha dhe Emonela Felaj replikojnë në Kuvend: Përdor pizicionin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre
Lajme

Rama fshihet, Ahmetaj ia mbath”- Berisha dhe Emonela Felaj replikojnë në Kuvend: Përdor pizicionin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre

Berisha debatoi me Felajn duke i thënë se “lëshon gojën ajo vetë duhet të dalë jashtë, e bëri se kontrolloi dot veten, nga zemërimi është punë e saj. por nuk iu tha asgjë e pavërtetë, emrin e ka tek inceneratorët”.

Ndërsa deputetja socialiste iu përgjigj se “Guxojnë të përdorin pozicionin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre gjithë kohës”.

Berisha: “Nëse ajo zonja lëshon gojën ajo vetë duhet të dalë jashtë, e bëri se kontrolloi dot veten, nga zemërimi është punë e saj,. por nuk iu tha asgjë e pavërtetë, emrin e ka tek inceneratorët. E dyta zonjë çdo institucion duhet të ruajë disa standarte.

Ju deklarar këtu se i njoftuat ditën e hënë, prokuroria thotë ditën e premte. Besoj Prokurorinë sepse ajo nuk mund të bëjë një gënjeshtër të tillë, për të mos thënë se ju jeni bashkëautorë, duhet të nisni hetim brenda Parlamentit, kush janë ata banditë që fshehin kërkesën e Prokurorisë. Rama fshihet, Ahmetaj ia mbath, komisioni bëhet nga njerëz në konflikt interesi, Thirr Ramën të vijë këtu, e ka pasur zëvendës.

Të vijë këtu ta bëjmë seancën siç është.

Ermonela Felaj: Guxojnë të përdorin pozicionin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre gjithë kohës. Jam Ermonela Felaj, në këtë sallë nuk më bën dot moral as për fjalën dhe qëndrimet e mia.

Kushdo t’i lexojë. Njihet që është gënjeshtar dhe si ia marrin dhe ia shpërndajnë fjalën. Të gjithë ata që kanë shpifur dhe gënjejnë janë të frustruar. I meritojnë një për një ato cilësime që shpreha pak më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.