E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna në KUVEND, Osmani: Dhuna fizike, dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve
Lajme

Dhuna në KUVEND, Osmani: Dhuna fizike, dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me përplasjen fizike mes deputetëve të PDK-së dhe mazhorancës në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Osmani shprehet se “përdorimi i dhunës fizike si mjet për të adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sacrifice.” 

Ndër të tjera, Osmani thekson se nga duhet të riafirmohet përkushtimi ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjelltë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.  Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik. Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, shkruan Presidentja e Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.