Dhunën në Kuvendin e Kosovës, prokuroria nis hetimet
Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka filluar hetimet lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës sot. Hetimet do të bëhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe do të zbatohen të gjitha veprimet ligjore për të sqaruar plotësisht çështjen. Incidenti ndodhi gjatë fjalimit të Kryeministrit Albin Kurti, kur një deputet i Partisë Demokratike të Kosovës hodhi ujë në drejtim të tij dhe zëvendësit të tij. Pas kësaj, ndodhën përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i cilësoi deputetët e PDK-së si “një bandë rrugaçësh” dhe theksoi se ky sulm ishte i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



