Reagon për herë të parë Taulant Balla si ministër i Brendshëm: Do t’i shërbej me përulje çdo qytetari
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu Balla shkruan se do ti shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Të dashur miq,
do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama 🌹🇦🇱 duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë❤️
Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht😂 dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



