Zoto paska marrë tender të fshehtë 6.5 mln euro nga OSHEE?
SPAK zbulon kontratën që mund të implikojë Gjiknurin
Tenderi i fshehtë me një vlerë prej 6.5 milionë euro te Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është zbuluar nga SPAK në hetimet e tyre ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Ky tender ka për qëllim blerjen e matësash të energjisë dhe është fituar nga një bashkim i operatorëve ekonomikë, ku përfshihen kompanitë e biznesmenit në arrati, Klodian Zoto, kompania “AED Distribution” dhe një shoqëri kineze “Ningbo Sanxing Smart”.
Procedurat e këtij tenderi janë zhvilluar jashtë vëmendjes publike, dhe SPAK ka gjetur kontratën në zyrat e OSHEE-së, duke ngritur dyshime se ky tender është organizuar larg syrit të opinionit. Një ditë më parë, SPAK raportoi dyshimet e tyre për udhëtime jashtë Shqipërisë të ish-Ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, të paguara nga dyshja Zoto-Mërtiri. Dyshohet se tenderi i 6.5 milionë eurove dhe udhëtimet e Gjiknurit me Zoton dhe Mërtirin mund të kenë një lidhje.
Përkatësisht, Damian Gjiknuri, mohoi publikisht të ketë udhëtuar me shpenzime të biznesmenëve dhe çdo aludim të SPAK-ut për favorizim të dyshes Zoto-Mërtiri. Megjithatë, SPAK ka konfirmuar se kompania e Klodian Zotos dhe dy të tjera ishin shpallur fituese në procedurën e blerjes së matësave të energjisë.
Ky skandal po shkakton ndërkohë shqetësim në opinion, ndërsa situata vazhdon të përfshihet në hetimet e SPAK-ut. Dyshimet për mungesën e transparencës dhe ndikimin e dyshes Zoto-Mërtiri në tenderin e 6.5 milionë eurove do të vijojnë të zbardhen në ditër që vijnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



