Berisha flet për marëveshjen Rama-Doshi : Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave, njësoj si ngjarja e Borizanës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Tom Doshit për ndryshimet antiligjore që po ndodhin në Akademinë e Shkencave, ku Gjinushi ka hapur rrugën për një mandat të dytë. Berisha e krahasoi këtë ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës, ku fisi Rraja dhunoi 2 pjestarë të familjes Maja pas denoncimeve për guroren.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha akuzoi se parlamentarizmi është shndërruar në një farsë të turpshme, ku nuk respektohen normat, parimet, ligjet dhe Kushtetuta. Ai vuri në dukje se ajo që po ndodh në Akademinë e Shkencave është një model i shëmtuar i kapjes, ku mafia me kollare po e përdhos institucionin në mënyrën më mafioze.

Berisha theksoi se Gjinushi është vendosur në krye të Akademisë duke kaluar mbi profesorët aktivë, si rezultat i marrëveshjes Rama-Doshi. Ai kritikoi Ramën për mosrespektimin e parimeve të akademizmit, duke treguar se Edi Rama kërcënoi të hiqte titujt e tij nëse fitonte zgjedhjet. Berisha tha se kjo është një normale, dhe një person që del në pension nga profesioni i tij nuk mund të marrë vendin e një profesori aktiv në hierarkinë akademike.
Kryetari i PD-së po ashtu përshëndeti profesor Artan Fugën, i cili ka mbrojtur parimet e akademizmit, dhe iu kundërvu shpalljes së Gjinushit në krye të Akademisë. Ai e quajti veprimin e Ramës dhe Doshit për të mbajtur Gjinushin në krye të institucionit një mënyrë të turpshme dhe të paskrupullt për të ruajtur marrëveshjen e tyre.
Berisha përfundoi se afera e Akademisë është një skandal i madh, ku Rama dhe Doshi diktuan, ndërsa ata deputetë që i ndjekin janë skllevër. Ai kërkoi ndërhyrjen e ligjit për të trajtuar çështjet e moshës së pensionit për akademikët, por jo në mënyrë të padrejtë ndaj individëve të caktuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



