E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajm i rremë: Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Bota

Lajm i rremë: Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Disa media kanë publikuar në datën 18 artikull me titull “Kurti: Po u hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme”.

Ndonëse deklarimi i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, marrë nga cicërima e tij në Twitter, është i saktë, publiktv.live ka hulumtuar dhe verifikuar se mos saktësimi se për çfarë dhe se ku do të mbahen zgjedhjet, lë hapësirë për nënkuptime të gabuara.

Në bazë të mënyrës se si është titulluar artikulli, lexuesi mund të nënkuptojë se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Këtu keni disa linke të disa mediave të cilat e kanë postuar këtë lajm:

https://www.oranews.tv/rajoni/kurti-po-u-hapim-rruge-zgjedhjeve-te-parakohshme-i1098895

https://teve1.info/kurti-po-u-hapim-rruge-zgjedhjeve-te-parakohshme/

Ndërkohë çfarë ka thenë Kurti:Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore. Tani po fillojmë ta hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po e zbaton me mirëbesim marrëveshjen me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për de-përshkallëzimin të arritur në Bratislavë”

Bëhet fjalë për zgjedhje në Veri jo në gjithë Kosovën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.