E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi paralajmëron: Shumë shpejt do dalë para drejtësisë!
Lajme

Gazment Bardhi paralajmëron: Shumë shpejt do dalë para drejtësisë!

Ne kërkojmë interpelancë me Ramën, ai bën plazh në Dhërmi

Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi paralajmëroi se ashtu si disa ministra edhe Rama shumë shpejt do të jetë para drejtësisë.

I ndalur tek arratisja e Arben Ahmetajt, Bardhi u shpreh se ai është fshehur nga Rama, prandaj kryeministri duhet të japë sqarime.

“Në fakt të shpjegosh një kërkesë për interpelancë ndërkohë kjo është kërkuar me kryeministrin dhe në një kohë kur kryeministri është në plazh në Dhërmi, besoj që e kuptoni si është shndërruar ky parlament.

(Ndërhyn Ulsi Manja)

Më the ti o Ulsi, unë të pyeta ti më dhe që është në plazh.

Ne kemi kërkuar interpelancë urgjente me KM dhe KM do të duhet të jetë në seancë. Me kë do ta bëjmë interpelancën kur kryeministri nuk është?

Ne kërkojmë prezencën e KM të vendit pasi në një material të detajuar të prokurorisë, ku u provua një aferë e rëndë qeveritare në vlerën e 430 mln euro. Na thatë që çështjen e ka drejtësia.

Numri dy i qeverisë i është fshehur drejtësisë, është në arrati dhe merr çdo ditë para, pagën e tij si deputet. Rama duhet të vijë të na shpjegojë se kush e njoftoi që Prokuroria do të kërkonte arrest me burg.

Ne nuk kërkuam interpelancën me Ramën për përgjegjësinë personal të Ahmetajt, por për përgjegjësinë e qeverisë që votoi ligjet e porositura nga Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto. Si ka mundësi që qeveria shqiptare vijon të financojë në arrati dy bosët e inceneratorëve që i fshihen drejtësisë?

Nuk do kalojë shumë kohë kur edhe Rama do përballet me drejtësinë. Ben Ahmetaj apo të tjerët të përfshirë në atë dosje kanë përgjegjësi për dikasteret që ata drejtojnë, por për vendimmarrjet e këshillit të ministrave, për faktin që qeverinë e tij e shndërroi në qeverinë e Mirel Mertirit dhe Klodian Zotos, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Nëse sot nuk do ndjente përgjegjësi, do ishte këtu dhe do thoshte ju gënjeni.

Kështu qeshte edhe Ben Ahmetaj. Po e zbritet nga këtu, e çuat aty në fund dhe tani e keni fshehur.

Ajo që ne kërkojmë duam të na thoni ku e keni fshehur. Ka pasur një kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së arrestit ndaj ish-zv.kryeministrit. Nuk dimë është miratuar apo jo kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrest me burg. Nëse është miratuar nga gjykata pse i mbahet e fshehtë. A ka nisur kërkimi kombëtar, a është ezauruar kërkimi dhe a është shpallur në kërkim ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.