E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha në  Kamëz tek të përmbyturit :Të shmangim humbjet njerëzore
Lajme

Basha në Kamëz tek të përmbyturit :Të shmangim humbjet njerëzore

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka dalë sot në terren për të parë situatën e përmbytjeve dhe gjendjen e familjet të prekura në bashkinë e Kamzës; Valiasi dhe zona e Frutikulturës rezultojnë më të goditura nga shkarkimi i liqenit te Bovillës dhe reshjet e dendura.

Basha i kërkoi qeverisë përmes mediave të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe i këshilloi ata të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile për të shmangur çdo humbje njerëzore.

Banorët i shprehën kreut të opozitës, shqetësimin e tyre për braktisje nga autoritetet shtetërore dhe se deri tani ia kane dalë vetë ose me ndihmën e bashkisë.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.