OSHEE jep sqarime pse disa zona të Tiranës u shkëput energjia elektrike
Zonat kryesore në Tiranë si Selita, Kombinati dhe Spitalla në Durrës kanë përjetuar shkëputje të energjisë elektrike për disa orë. Një njoftim zyrtar nga OSHEE tregon se, pas kryerjes së manovrimeve operative për selektimin e pjesës së dëmtuar, u kthye energjia tek të gjitha nënstacionet, përveç atij të Selitës që furnizon zonën jugperëndimore të Tiranës. Aktualisht, Nst Selitë ka marë pjesërisht energji dhe po punohet për rikthimin e plotë të furnizimit me energji. Zonat që ishin pa energji elektrike përfshijnë Selitën, Kodra Diellit, zonën pranë Fabrikës së Miellit në drejtim të Unazës së Re, Rr. Kongresi I Lushnjes, Rr. Ndre Mjeda, Rr. Frosina Plaku, Rr. Ylbere Bylykbashi, Rr. Frederik Shiroka, Komuna Parisit, Osman Myderizi, Grigor Heba, Margarita Tutulani, Dora Distria dhe Shkolla Kristal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



