E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
 Basha takim me mbështetës në Gjirokastër: Vetting për të ndarë politikën nga korrupsioni
Lajme

 Basha takim me mbështetës në Gjirokastër: Vetting për të ndarë politikën nga korrupsioni

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një takim me mbështetës në qytetin e Gjirokastrës, ku ka bërë një reagim të fortë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Basha ka ndarë edhe pamje nga takimi dhe ka shprehur bindjen se qeveria po vepron si një organizatë e strukturuar kriminale.

Basha theksoi se një nga hapat kryesorë për të rivendosur besimin e qytetarëve te politika është ndarja e politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar nga ata të pastër. Ai ka insistuar se vetting-u është një mekanizëm i rëndësishëm për këtë qëllim.

Gjatë reagimit të tij, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me politikat e qeverisë në fushën e emigracionit dhe legalizimit të kanabisit. Ai ka theksuar se është e domosdoshme rritja e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht nga kush është në krye të saj.

Në këtë kontekst, ai ka paraqitur disa propozime të konkreta, si ndryshimi i formulimit të mocionit të besimit dhe mosbesimit, rritja e numrit të ministrive dhe Borxhit Publik me ligj nga Parlamenti, heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, dhe zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli.

Gjithashtu, Basha ka prezantuar “Aleanca Qytetare për Demokracinë” si koalicionin e tyre për të çliruar ekonominë dhe për të ndryshuar dispozitat kushtetuese që ishin miratuar në vitin 2008. Kjo do të mundësonte listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e diasporës dhe kufizimin e mandateteve.

Lulzim Basha ka përfunduar reagimin e tij duke deklaruar se Partia Demokratike do të modernizohej, do të rivendoste rradhët e saj dhe do të hapte dyer ndaj të gjithë atyre që ndanin të njëjtin vizion, me synimin për të krijuar së bashku një alternativë të pritur dhe të dëshiruar nga shqiptarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.