E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kërkon ndryshime radikale në qeveri, përgëzon Ballën për punë të mirë
Lajme

Rama kërkon ndryshime radikale në qeveri, përgëzon Ballën për punë të mirë

Deputetja e Kukësit Gerta Duraku dhe i Devollit Ilir Topi nuk kanë folur asnjëherê në kuvend

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të merret me qeverinë. Ai ka paralajmëruar ndryshime radikale.
Rama i ka shtyrë ndryshimet e thella në qeveri për në muajin shtator, ku pritet të mbahet dhe Kongres i Jashtëzakonshëm i PS-së.
Këtë e ka konfirmuar vetë në mbledhjen e Asamblesë ku ka paralajmëruar edhe ndryshimet e mëdha në qeveri. Kryeministri ka kritikuar disa nga deputetët që nuk i njeh njeri por as nuk i ka degjuar të flaisin një herë të vetme.

Rama është ndalur tek deputetja e Kukësit Gerta Duraku .

Sipas Ramës deputetja e veriut nuk shkon as pranë elektoratit të saj, pa për të folur një herë në parlament as që bëhet fjalë!

Njē deputet tjetër nga radhët e mazhorancës që ka përmendur Rama ka qënë edhe deputeti i Devollit Ilir Topi.

Edhe deputeti Topi nuk di dhe nuk flet në parlament, por të paktën mbledh vota në zonën e tij, -ka thënë Rama. Por sipas informacioneve tona, kryeministri ka përgezuar pêr një fillim të mbarë ministrin e Brenshëm Taulant Balla duke e inkurajuar në punën e tij. Ndryshimet pritet të piketohen në Tepelene gjatë mbledhjes orej dy ditësh . Po ashtu edhe shkarkimi i ministres Ibrahimaj ështe thjeshtë çeshtje kohe dhe ështê lënë për në shtator formatimi i “qeverisë së re”.

Burime nga Asambleja e PS bëjnë të ditur se struktura drejtuese e PS do të plotësohet në shtator.

Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.

Sekretarët e shkarkuar:

1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

Po ashtu, sot në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste u mor edhe vendimi për të emëruar Bledi Çuçin si kryetar të Grupit Parlamentar të PS.

Çuçi e komentoi shkurt emërimin e tij, duke thënë për gazetarët se “është një përgjegjësi e madhe”.

Ndërsa Damian Gjiknuri i pyetur nga gazetarët për shkarkimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, duke thënë se “më e mira do të bëhet”.

“Në ditët në vijim do merrem me qeverinë”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.