Fushë-Krujë/Policia arreston 16-vjeçarin që përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua
Policia ka arrestuar një 16-vjeçar i cili përplasi për vdekje një këmbësore gjatë mëngjesit të sotëm. Adoleshenti përplasi gruan dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar disa orë më vonë. Këmbësorja, tashmë e pajetë, është identifikuar me inicialet M. H.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, për aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë, ku drejtuesi i një automjeti aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen M. H. dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Krujë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është një shtetas 16 vjeç, banues në Krujë. Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



