E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti Këlliçi:Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Këlliçi: Fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj Erion Veliajt!
Lajme

Ish-deputeti Këlliçi:Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Këlliçi: Fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj Erion Veliajt!

Ish-deputeti Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me atë që ai e quan një nga aferat më të mëdha në histori, sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës me urdhër të SPAK.

Këlliçi shkruan në postim se kjo ngjarje  është fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre dekadave.

Postimi i plotë: 

Një hap i parë i drejtësisë për një nga aferat më të mëdha në histori, me firmë e përgjegjësi direkte të Erion Veliajt, është për t’u përshëndetur.

SPAK ka konkluduar se në inceneratorin e Tiranës kemi të bëjmë me mashtrim me pasoja të rënda, shpërdorim detyre, pastrim parash, e më shumë. Krime mjaft të renda këto. Krime për të cilat kam ngritur herët zërin bashkë me kolegë të Opozitës.

E sotmja është fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave.
Inkurajoj SPAK të çojë deri në fund hetimin e të bëjë drejtësi të plotë, duke vënë para ligjit Erion Veliajn dhe pa asnjë diskutim bossin e madh, Edi Ramën.

Ndryshe nga rastet e tjera, me inceneratorin e Tiranës autori i keqbërjes është në dritën e diellit, pasi ai me firmën e tij ka insistuar që të ngrihet kjo skemë e mashtrimit me pasoja të rënda, e pastrimit të parave, dhe vjedhjes së qytetarëve të Tiranës.
Mund ta ndalosh ndryshimin duke vjedhur votën, por modeli i ngritur mbi abuzim e zullum nuk zgjat përgjithmonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.