Fier/ Arrestohet pas 11 vitesh 46-vjeçari që grabiti me armë
Pas 11 vitesh, autor i dyshuar i një grabitjeje në Fier është kapur nga policia. Zheni (Shkëlzen) Deliu akuzohet se bashkë me një shtetas tjetër ka grabitur një pikë shitjeje të gazit në vitin 2012 në fshatin Portëz, duke marrë 60,000 lekë. 46-vjeçari u vënë në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për të.
Operacioni policor “Gjurmët” finalizoi hetimet për këtë rast, por vazhdon punën për të identifikuar dhe kapur shtetasin tjetër të implikuar në grabitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kryen punën e dokumentimit me prova ligjore dhe kapjen e autorit të vjedhjes.
Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hapat e mëtejshëm të procesit gjyqësor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



