Tiranë, po drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 29-vjeçari
Këtë të mërkurë është arrestuar në flagrancë në Tiranë, 29-vjeçari me inicialet A. H., pasi po drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Ai u ndalua për kontroll pasi drejtonte automjetin, në mënyrë të parregullt dhe pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se 29-vjeçari ishte në efektin e lëndëve narkotike. Atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë shoqërimit në Komisariat, 29-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Në total shkon në 24 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



