E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK  po verifikon mbi 300 punonjës policie, pas arrestimit të Pëllumb Gjokës
Lajme

SPAK po verifikon mbi 300 punonjës policie, pas arrestimit të Pëllumb Gjokës

Struktura e Posaçme Antikorrupsion në bashkëpunim më BKH-në po verifikon mbi 300 punonjës policie pas dyshimeve se kanë lidhje me eksponentë të botë së krimit.

Lista përfshin titullarë të policisë në të gjitha nivelet, emrat e të cilëve kanë dalë në përgjime të bëra kundrejt grupeve kriminale.

Shumica e tyre pritet të merren në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK.

Materiale të shumta nga partnerët ndërkombëtarë, belgë dhe francezë, të cilët mundën që të dekodojnë bisedat nga aplikacionet “Sky” dhe “CriptoChat”, ajo nga çfarë kanë marrë indicie SPAK dhe BKH për të nismë.

Në këto materiale përmenden zyrtarë të tjerë, nga drejtues bankash e deri tek personazhe të botës së medias dhe televizionit, biseda mes të cilave janë sigurimi i dozave të drogës për përdorim, lojëra fati dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Forcave të Posaçme Operacionale, Oltian Bistri, është vetëm maja e ajsbergut të një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me zyrtarë të lartë që kanë kontakte me njerëz të botës së krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.