Një kamion çimetoje bllokon rrugën në Llogara
Sot në mëngjes një bot çimentoje ka sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Llogara , duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësuar qarkullimin në të dyja korsitë.
Raportimet e para tregojnë se boti i parkuar në rrugë ka bllokuar pothuajse njëzet e katër mjete, duke përfshirë 12 mjete ndërtimi dhe 3 autobusë. Situata ka shkaktuar zhgënjim dhe kritika të shumta nga qytetarët që kanë hasur vështirësi në udhëtimet e tyre drejt jugut.
Në përpjekje për të zgjidhur këtë situatë, policia është nisur drejt vendngjarjes për të normalizuar qarkullimin. Për momentin, rruga vazhdon të jetë e mbyllur, dhe autoritetet po punojnë për të hequr pengesat dhe rivendosur fluksin e zakonshëm të trafikut. Mjetet e urgjencës janë të pranishme në vendngjarje dhe po japin asistencë për të menaxhuar situatën.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



