E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzoi me fondet e BE-së si Frida Krifca, arrestohet kryebashkiakun në bullgar
Bota

Abuzoi me fondet e BE-së si Frida Krifca, arrestohet kryebashkiakun në bullgar

Kryebashkiaku i një qyteti bullgar u arrestua nën akuzën e keqpërdorimit të fondeve te Bashkimit Europian, të cilat ishin të destinuara për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik.

Valentin Dimitrov, kryebashkiak i qytetit Toshevo në Bullgarinë verilindore, u arrestua me kërkesë të Prokurorit Publik Evropian. Dimitrov ka qenë nën hetim për mashtrim që përfshin subvencione nga Bashkimi Evropian. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-2919.

Toshevo mori një grant nga BE për të financuar projektin në shumën prej 169,000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat. Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë kryetarin e bashkisë, paraqitën informacione të rreme për zbatimin e punës, që nuk ishte kryer në kohë.

Arrestimi i Dimitrov është i pari në Bullgari me kërkesë të zyrës së kryeprokurorit evropian. Dimitrov, i zgjedhur për herë të parë në 2015 dhe i rizgjedhur në 2019, është përfaqësues i Partisë Socialiste Bullgare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.