Pamje të rënda/Ministria e Brendshme publikon pamjet nga banesa ku u ekzekutua 62-vjeçarit
Ministria e Brendshme ka publikuar foto të 62-vjeçarit Ramiz Muçollari pas ekzekutimit nga forcat RENEA në banesën e tij në fshatin Qesarakë.

Siç shihet në foto, viktima qëndron i pajetë në dysheme, i mbuluar me gjak dhe armën tek këmba.
62-vjeçari u vra nga forcat RENEA mëngjesin e sotëm pas dështimit të tentativave për dorëzimin e tij.
“Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre”, raporton policia, duke shtuar “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr.
Pas rreth një orë shkëmbimi i zjarrit, 62-vjeçari është qëlluar për vdekje.
DINAMIKA E NGJARJES
Forcat e policisë kishin mbajtur prej më shumë se 8-orësh të rrethuar banesën e viktimës në fshatin Qesarakë, pasi ky i fundit mbrëmjen e së premtes (11 gusht) plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij, Pëllumbesha e Kamber Muçollari.
Pas plagosjes së dyfishtë Ramiz Muçollari u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me mitraloz të lehtë në drejtim të tyre.
Në vendngjarje kanë shkuar Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.
Përgjatë natës, “Renea”, i ka bërë thirrje për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.
Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës, por Ramiz Muçollari ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur sëriah zjarr në drejtim të “Renea”.
Përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit dhe 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



