Gjirokastër/ Bariu humbi jetën nga aksidenti, arrestohen 2 drejtuesit e mjeteve
Dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, një ditë më parë, kanë rënë në prangat e policisë.
Të arrestuarit janë 47 vjeçari me inicialet D. S., , banues në Poloni dhe 39 vjeçari me inicialet, T. G., banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



