Raporti i KLSH: Bashkia Fier ka furnizuar me naftë makinat personale të punonjësve, 130 MLN lekë dëm ekonomik
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka vjedhur naftën e blerë për bashkinë. Së fundmi KLSH ka publikuar raportin e auditimit në bashkinë e Fierit ku janë konstatuar disa shkelje. Në raport thuhet se Bashkia ka furnizuar me karburant makinat personale të punonjësve, të cilët nuk dalin në terren, por kanë për të kryer detyra vetëm në zyra
Sipas raportit 120 punonjës në periudhën 2017-2021 kanë shpenzuar 81.450 litra karburant.
“Nga auditimi i konsumit të karburantit, konstatohet se Bashkia Fier ka nënshkruar kontrata hua-përdorimi me disa nga punonjësit e saj, për përdorimin e mjeteve të tyre. personale në funksion të bashkisë. Për këtë qëllim Bashkia Fier ka mbuluar furnizimin me karburant të mjeteve private të punonjësve“, thuhet në raport.
KLSH thekson se dëmi për këtë abuzim kap vlerat 130 milionë lekë (te vjetra).

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



