E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuçovë,policia shpall në kërkim  24-vjeçarin që qëlloi me thikë..
Lajme

Kuçovë,policia shpall në kërkim 24-vjeçarin që qëlloi me thikë..

Policia e Beratit ka shpallur në kërkim një të ri 24 vjeç nga Kuçova, i arratisur mbrëmjen e së enjtes pasi goditi me thikë një qytetar në Kuçovë, që u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Komisariati i Policisë së Kuçovës, pas plagosjes me thikë të 41-vjeçarit E.B mbrëmë në lagjen “Llukan Prifti”, për shkak të një konflikti të çastit, arriti të identifikojë autorin e këtij rasti, B. A., 24 vjeç, banues në këtë qytet.

I plagosuri E. B. vijon të marrë trajtim mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.