E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për lidhjet e ministrit Balla me krimin: Rama paratë e vjedhura do t’i investojë në Himarë
Politikë

Berisha flet për lidhjet e ministrit Balla me krimin: Rama paratë e vjedhura do t’i investojë në Himarë

“Rama është njeriu më i pabesueshëm. Është i lidhur me krimin e drogës, me krimin e përvetësimit të drogave, me krimin politik. Do që të gjitha paratë që vjedhin ti investojë në Himarë. Kush e çoi Taulant ballën ministër? E si çdo të thotë Taulant Balla ministër do të thotë t’ja dorëzosh ministrinë krimit. Cili qeveritar ka më shumë biseda me bandat? Ju e patë në operacionin “Metamorfoza” dy vrasësit kryesor u njoftuan nga miku I tyre Balla, kush I njoftoi? I njoftoi miku I tyre, miqtë e tyre. Edi Rama pra çoi Ballën për të nxjerrë në treg të dhënat në interest ë krimit të sistemit TIMS. Nuk ka akt më të rëndë për sekretin e sigurinë e vendit se nxjerrja në treg e të dhënave të sistemit TIMS.”

Berisha thotë se drejtësia vepron me regji, të ngrihemi për të larguar organizatën kriminale të Ramës

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta, pasi drejtësia po vepron me regji ndaj vjedhjeve të qeverisë.

“Opozita dhe PD kanë mbajtur qëndrime ndaj koncesioneve në shëndetësi. Zonja Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Shëndetësisë, e ka thirrë Beqajn në komision.

Vetë ajo ka dëshmuar në prokurorinë e Tiranës. Vetë ajo në vitin 2019, i ka kërkuar me shkresë Ministrisë së Shëndetësisë, kontratat dhe të dhënat mbi koncesionet.

Cila ka qenë përgjigjia e Manastirliut? Njëherë në një shkresë tha se e ka hetuesia dhe nuk e japim. Dhe kur hetuesia e mbylli paqësisht dhe në mënyrën më të papërgjegjeshme, prokuroria deklaroi se kontrata e sterilizimit është në përputhje me ligjin.

Pas kësaj u kërkuan sërish të dhëna, Manastirliu tha se nuk ua japin se këto janë sekret tregtar. Këto janë të gjitha të publikuara.

Me këtë rast, unë u drejtohem edhe njëherë qytetarëve shqiptarë. Siç e shihni, kjo organizatë kriminale në pushtet ka kryer vjedhjet më të paimagjinueshme ndaj taksave tuaja, të ardhurave tuaja, pronave tuaja. Sepse pronat publike janë pronat e qytetarëve, nuk janë të pushtetarëve.

Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten.

Kemi të bëjmë me një drejtësi, totalisht me regji. Ndaj dhe duhet të ngrihemi, sepse në dy vjedhjet e shekullit, autorët kryesore të tyre, qëndrojnë të pacenuar. Qëndrojnë të sigurt dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’u mashtrojnë.

Ndaj dhe të dashur qytetarë dhe qytetare, asnjë popull nuk do të toleronte afera të tilla, mega-afera të tilla vjedhjeje dhe shpërdorimi.

Është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.