E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasuritë e Ilirit të “Sterilizimit”: Nga “SaniService”, te apartamenti në Tiranë dhe firma “Globalsher”
Lajme

Pasuritë e Ilirit të “Sterilizimit”: Nga “SaniService”, te apartamenti në Tiranë dhe firma “Globalsher”

Biznesmeni Ilir Rrapaj që u arrestua pak ditë më parë për koncesionin e sterilizimit është pronari kryesor me 40% të aksioneve të kompanisë konçesionare “Sani Service”, që ka si objekt sterilizimin e paisjeve kirurgjikale në të gjitha spitalet e Shqipërisë.

Ai ka arritur të depërtojë në këtë konçesion përmes kompanisë “Investitial” të regjistruar në Prishtinë, një kompani kjo që meret me ndërtim të mureve dekorative në Itali dhe Kosovë.

Biznesmeni Rrapaj që është lënë në burg pasi akuzohet për “Mashtrim” ka në pronësi një apartament në Tiranë dhe Vlorë, një banesë në Berat, si dhe një kompani tjetër të themeluar në vitin 2016.

Në emër të tij është rregjistruar kompania “Globalsher” me objekt të përgjithshëm kooperimi, që padyshim nuk mungon dhe biznesi i materialeve kirurgjikale dhe produktet e kozmetikës. Ai është 100% aksioner i kësaj kompanie por me adiministrimin merret i besuari i tij Bledar Rrokaj, i cili ka shërbyer si administratori i parë i shoqërisë konçesionare “Sani Service”.

Ndërkohë që në listën e pasurive të Rrapajt është edhe një ndërtesë me sipërfaqe 117 m2 e rregjistruar në 5 Prill 2016, të cilin ai e ka blerë në Vlorë. Sipas dokumentave ndërtesa në pronësi të Rrapaj, ngrihet mbi pasurinë me Nr.3/242 volumi. 42 faqja 88.

Por jo vetëm kaq pasi në emër të tij ekziston dhe një pasuri ndërtesë dhe truall në Berat me sipërfaqe prej 41 metra katrorë. Kjo pasuri është marë prej tij dhe Gëzim Rrapaj në 26 qershor 2014.

Mes pasurive të paluajtshme në emër të Ilir Rrapaj ndodhet dhe një apartament me sipërfaqe 105 metra katror. Prona ndodhet në zonën e Saukut dhe është blerë me vlerën fillestare prej 60 mijë euro.

Por duhet thënë se këto janë vetëm disa prej pasurive të tij pasi në listën e mësipërme nuk është llogaritur gjendja e parave në llogaritë bankare, vlera e automjeteve që disponon dhe pasuritë që gëzon jashtë shtetit në Itali dhe Kosovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.