Aksident me vdekje në aksin rrugor Sarandë-Ksamil

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.
Mësohet se një motor është përplasur me një makinë.
Ngjarja ka ndodhur konretisht në zonën e Manastrit.
Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë 2 italianë.
Aksidenti ka ndodhur në mesnatë, teksa aktualisht rruga është bllokuar.
Komisariati i Policisë së Sarandës ka dhënë një informacion paraprak lidhur me aksidentin e rënë me vdekjen e dy turistëve në aksin Sarandë – Ksamil. Sipas Policisë, motori me të cilin ata po udhëtonin, është përplasur nga një makinë Mercedez Benz, në të cilën ndodheshin dy adoleshentë që mbetën të plagosur.
Policia njoftoi se “rreth orës 3:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën, shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



