E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas raportimeve për vdekjen e Prigozhin, grupi ‘Wagner’ publikon videon kërcënuese për Moskën: Më mirë të jetë gjallë…
Bota

Pas raportimeve për vdekjen e Prigozhin, grupi ‘Wagner’ publikon videon kërcënuese për Moskën: Më mirë të jetë gjallë…

Mercenarët e Wagner kanë kërcënuar se do të marshojnë drejt Moskës, pas rrëzimit të avionit të mërkurën në mbrëmje (23 gusht), brenda të cilit udhëtonte dhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili është raportuar i vdekur.

Disa burrat të maskuar, që pretendojnë se janë pjesë e Grupit Wagner, kanë publikuar një video në rrejtet sociale ku janë zotuar për hakmarrjen e vdekjes së liderit të tyre, dhe ndëshkimin e autorëve.

“Më mirë të  jetë gjallë…bëhuni gati, ne po vijmë”, thuhet ne videomesazhin e tyre, raporton Daily Mail.

Yevgeny Prigozhin ishte në listën e shtatë pasagjerëve të avionit privat, ndërsa tre personat e tjerë në bord ishin anëtarë të ekuipazhit. Shkaku i rrëzimit të avionit është i paqartë, ndërsa dyshohet se në bord mund të ketë qenë një bombë e maskuar.

Prigozhin, i njohur më parë si “kuzhinieri i Putinit” dhe me lidhje të gjata me diktatorin e Kremlinit, besohet të ketë qenë në një ‘listë të vrasjeve’ pasi kryengritja e tij dështoi dhe ai u internua në Bjellorusi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin foli publikisht për herë të parë që kur u publikua lajmi se një avion që transportonte Yevgeny Prigozhin ishte rrëzuar.

putin prigozhin

Putin nuk tha asnjë fjalë për rrëzimin e avionit dhe pretendimet se Prigozhin ka humbur jetën, por i qëndroi skenarit të tij, duke u fokusuar në zgjerimin e grupit Brics “për të siguruar që ndikimi i Brics në botë të rritet”.

Ai falënderoi presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa për mikpritjen e samitit dhe për zgjerimin e grupit përtej pesë kombeve aktuale.

Udhëheqësi mercenar Yevgeny Prigozhin, i cili drejtoi një kryengritje të shkurtër të armatosur kundër ushtrisë ruse më herët gjatë këtij viti, besohet të ketë vdekur të mërkurën kur një avioni me të cilin po udhëtonin 10 veta, u rrëzua në veri të Moskës.

Yevgeny Prigozhin ishte në avion, sipas agjencisë së aviacionit civil të Rusisë. Rrëzimi ngjalli menjëherë dyshime pasi fati i themeluesit të kompanisë ushtarake private Wagner ka qenë objekt spekulimesh që kur ai nxiti kryengritjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.