E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kundërshtoi ashpër “Ballkanin e Hapur” i ndalohet hyrja në Serbi ish-ministres malazeze
Bota

Kundërshtoi ashpër “Ballkanin e Hapur” i ndalohet hyrja në Serbi ish-ministres malazeze

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi kërkoi nga Serbia që të sqarojë vendimin me të cilin i ndalohej hyrja në aeroportin e Beogradit të ish-ministres së Çështjeve Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi, Jovana Maroviç.

Ministria njoftoi se shpreh besimin se “një praktikë e tillë nuk do të vazhdojë sepse cenon vlerat demokratike dhe pengon zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal”.

“Këto janë parakushtet kryesore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane, si prioritet kyç i politikës së jashtme të të dy vendeve”, theksoi Ministria malazeze e Punëve të Jashtme.

Në njoftim thuhej se Ministria pasi mësoi se Maroviçit i është refuzuar hyrja në Republikën e Serbisë në pikën kufitare në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, e ka kontaktuar atë, ndërsa Ambasada e Malit të Zi në Beograd ka marrë masa për kthimin e dokumenteve personale të Maroviçit dhe mundësoi kthimin e saj në Mal të Zi po atë mbrëmje.

Maroviç u shënjestrua publikisht në mediat pro regjimit në Serbi për mbështetjen e protestave “Serbia kundër dhunës”, në të cilat ajo mori pjesë në Beograd.

Në nëntor të vitit të kaluar, Maroviç dha dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministres për Çështjet Evropiane të Malit të Zi pasi departamenti i saj analizoi avantazhet dhe disavantazhet e pjesëmarrjes së Malit të Zi në nismën e Serbisë “Ballkani i Hapur”, të cilën ajo e kundërshtoi ashpër.

Para se t’i bashkohej Qeverisë së Abazoviçit dhe Lëvizjes URA, ajo ishte një aktiviste civile.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.