Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata e zjarrit në malin e Shpiragut vijon të jetë e vështirë.
Njoftohet se 50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe helikopteri Cougar janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit, por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër.
“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.
Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.
Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, njofton Ministria e Mbrojtjes
Ndërkohë Berisha ka publikuar një video denoncuese nga Berati:
VIDEO e BERISHËS
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, vazhdoi të denoncojë situatën e krijuar nga zjarret e shumta në vend. Këtë herë, denoncimi vjen nga Berati.