E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekipi i DINAMOS me logo të re  problem për UEFA-n
Sport

Ekipi i DINAMOS me logo të re problem për UEFA-n

Klubi i Dinamos ka bërë disa ndry shime kohët e fundit. Tashmë klubi do të quhet Dinamo City, logoja ka ndryshuar dhe disa aksionerë janë shtuar. Në lidhje me këtë, gazeta u interesua në Federatën Shqiptare të Futbollit për të kuptuar më shumë rreth situatës së klubit blu. Teksa përgjigjja ishte se Dinamo i është drejtuar UEFA-s për të gjitha ndryshimet që ka bërë, ashtu siç është edhe rregullorja dhe kriteret e licencimit të një klubi. Pas verifikimeve të bëra, UEFA njofton FSHF-në për ndryshimet e miratuara apo jo të klubit që ka aplikuar, në këtë rast Dinamo.

DINAMOOOO

“Nga kuptimi i Ligjit Tregtar, duke qenë të regjistruar në QKB si shoqëri aksionere, Klubi i Futbollit, Dinamo City, ka bërë disa ndryshime për aksionerët. Ndërkohë që për aspekte që u përkasin kritereve të licencimit klubi i Dinamos i është drejtuar UEFA-s, ashtu siç është edhe rregulli, për të pasqyruar këto ndryshime që kanë realizuar. UEFA është autoriteti që na dërgon më pas ne si FSHF, informacion në lidhje me vendimet e marra”, ishte përgjigjja nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

RREGULLI I UEFA-S
Rregullorja e UEFA-s e thotë qartë. Çdo klub që bën ndryshime për emrin, ndërrim selie, aksionerësh dhe elementë si këto, është i detyruar që të aplikojë në UEFA. Kjo, që për institucionin e futbollit të ketë një pasqyrim më të qartë dhe të detajuar në lidhje me klubet, duke qenë se ato mund të jenë pjesëmarrëse në kompeticionet europiane. Ku ndodhet klubi? Cila është logoja zyrtare? Cilët janë aksionerët dhe burimet e tyre të të ardhurave? Kështu që në rastin në fjalë, Dinamo pret një përgjigje nga UEFA për ndryshimet që ka bërë në klub.

Dinamo, në UEFA me logon e vjetër – Nëse do të hulumtojmë në faqen zyrtare të UEFA-s për emrin e Dinamos dhe logon që mban, do të shohim se klubi quhet ende FK Dinamo Tirana, e pasqyruar edhe në ndeshjen e fundit me Tiranën (2-3). Sa i përket logos, zyrtarisht në UEFA është logoja e vjetër me një rreth të verdhë dhe në qendër D-ja me ngjyrë blu, ku shkruhet KSD (Klubi Sportiv Dinamo) dhe poshtë “Tiranë”.

Dinamo, në UEFA me logon e vjetër
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.