E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse mungoi Alibeaj  në Kuvendin Kombëtar?
Politikë

Pse mungoi Alibeaj në Kuvendin Kombëtar?

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e ish-Kreut të Grupit Parlamentar, ish-ushtruesit të kreut të PD, Enkelejd Alibeaj. Vete Alibeaj e ka justifikuar mosprezencen e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë. Por a ka arsye tjetër që Alibeaj të mungojë në këtë aktivitet shume të rëndësishëm të PD-se zyrtare? 

Mesohet se Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në mbledhjet e Kryesisë së PD-se zyrtare, se do e mbështeste Lulzim Bashën vetëm nëse në statut do të vendosej një dispozitë, që nëse kryetari do të humbiste zgjedhjet e 2025-en, ai do të dorëhiqej. 

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi në ndryshimet statutore që pritet te miratohen, nuk ka asnjë dispozite qe te detyroj Kryetarin e PD zyrtare të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e ardhshme. Pyetja qe shtrohet është: Enkelejd Alibeaj mungon në këtë aktivitet te Kuvendit Kombëtar pasi vërtetë është jashtë vendit i impenjuar për partine, apo është i mërzitur se pse kërkesa e tij nuk është marre parasysh?
Enkelejd Alibeaj a do i shkelë parimet e tij, konkretisht për vendosjen e diapozitës për dorëheqjen e kryetarit, apo nuk do i pranojë ato?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.