E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Statuti i ri/ Basha s’ka asnjë detyrim të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet
Politikë

Statuti i ri/ Basha s’ka asnjë detyrim të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet

Zbardhen disa nga vendimet që u morën sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së zyrtare. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb statutin e PD-së, ku reflektohen disa ndryshime. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Grupi tjetër, ai i Berishës, ka kërkuar dhe lakuar shpesh herë që kryetari i partisë e ka detyrim që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Në këtë nen vërehen disa ndryshime siç janë fakti se kush e drejton partinë kur nuk ka kryetar, ndërsa tashmë rolin e kryetarit mund ta bëjë dhe nënkryetari. Teksa më herët me propozim të sekretarit të Përgjithshëm, kur mungonte autorizimi nga kryetari, Këshilli Kombëtar zgjidhte njërin nga nënkryetarët, tashmë është hequr kjo hallkë dhe kompetencat i kanë kaluar Kryesisë së partisë. Po ashtu, në statut janë hequr ish-presidentët, ish-kryeministrat, të cilët nuk do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, por vetëm anëtarë të Kuvendit.

STATUTI I RI

STATUTI I VJETER

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.