E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autoritetet franceze pas arrestimit të Barajt: Franca nuk do të jetë strehë për mafian shqiptare
Lajme

Autoritetet franceze pas arrestimit të Barajt: Franca nuk do të jetë strehë për mafian shqiptare

Në datën 4 shtator u arrestua në Francë, Behar Bajri, pasi ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Metamorfoza”.

Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar, ka kërkuar që 43-vjeçari Behar Bajri të vriste për 120 mijë € Kleant Musabelliun, ish punonjës i policisë së burgjeve.

Bajri i do të ekstradohet dhe do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare. Ndërkohë autoritetet franceze njoftojnë se nuk do të lejojnë që vendi i tyre të bëhet pikë tërheqje për mafian shqiptare.

“Franca nuk është dhe nuk do të jetë pika e tërheqjes për mafian shqiptare. Me këtë arrestim, ky është mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore,” shkruhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.