Përplasen dy mjete në aksin Kardhiq-Sarandë, përfundojnë në kanal
Në orët e para të mëngjesit në aksin Kardhiq-Sarandë janë përplasur dy mjete.
Ngjarja ka ndodhur pranë Shijanit, ku makinat, pas përplasjes kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, 1 person ka mbetur i plagosur, i cili po transportohet drejt spitalit në Sarandë.
Ende janë të paqarta shkaqet aksidentit, teksa policia po heton ngjarjen.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



