E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Osmani: Shpresojmë për qasje të barabartë në dialog, është parakusht për suksesin e tij
Politikë

Osmani: Shpresojmë për qasje të barabartë në dialog, është parakusht për suksesin e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për mediat nga selia e NATO-s, ka folur edhe për takimin e 14 shtatorit që do të ndodh në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Presidentja Osmani ka thënë se ka një listë të gjatë të marrëveshjeve që Serbia s’i ka implementuar.

Ajo më tej ka thënë se shpresat e Kosovës janë që tani të ketë një qasje të barabartë nga Bashkimi Evropian, meqë një qasje e tillë është parakusht për suksesin e dialogut.

Presidentja e Kosovës ka thënë se ka pasur momente kur nuk ka pasur qasje të barabartë dhe ka thënë se iu bën thirrje aleatëve që të sigurojnë balancë në proces në mënyrë që të ketë rezultate të qëndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

“Takimi i radhës do të ndodh më 14 shtator. Fatkeqësisht lista e marrëveshjeve të paimplementuara nga Serbia është shumë e gjatë. Shpresat tona janë tani që do të ketë një qasje të barabartë. Një qasje e barabartë nga BE është parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur kohë që s’e kemi parë këtë balancë, prandaj iu bëj thirrje aleatëve që të sigurojnë këtë balancë, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e regjionit”, ka thënë presidentja Osmani.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të enjten se për aleancën veri-atlantike është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë në veri të Kosovës.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Stoltenberg ka thënë se dhuna ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR në veri të Kosovës, më muaj më parë, ka qenë e papranueshme.

Sipas tij, stabiliteti i rajonit varet nga të gjitha palët.
“Në përputhje me përkushtimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i forcave të sigurisë së Kosovës në veri kërkon negocimin me KFOR-in. Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave policore të Kosovës që mund të ketë ndikim në siguri”.

Ai e ka përmendur që pas trazirave të fundit në veri, NATO-ja e ka rritur prezencën në Kosovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.