E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë dihet për takimin Kim Jong Un-Putin
Bota

Çfarë dihet për takimin Kim Jong Un-Putin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbërritur me tren në Rusi ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin. Aktualisht Putini është në Vladivostok në lindjen e largët të Rusisë, e cila është rreth 200 km (125 milje) nga kufiri i Koresë së Veriut.

Nuk dihet ende se ku do të kryhet takimi mes dy liderëve. Mediat vendase raportojnë se treni i Kim po shkon në veri, larg Vladivostok. Ajo që dihet me siguri deri më tani është se takimi do të zhvillohet në ditët në vijim. 

“Ne nuk po tregojmë ende ku do të zhvillohen bisedimet”, u tha gazetarëve rusë disa orë më parë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Mësohet se Kim ka sjellë me vete zyrtarë të lartë ushtarakë. 

Të dyja vendet pritet të finalizojnë një marrëveshje armësh që mund të bëjë që Pheniani të furnizojë armë për të nxitur luftën e Rusisë në Ukrainë, një paralajmërim ky i SHBA-së. 

Sy e veshë nga Rusia/ Çfarë dihet për takimin Kim Jong

Kremlini ka thënë se Rusia “nuk është e interesuar” për paralajmërimet e Uashingtonit dhe në vend të kësaj do të fokusohet në interesat e Phenianit dhe Moskës.

Ky është udhëtimi i parë i Kim jashtë vendit në katër vjet. Ai u takua për herë të fundit ballë për ballë me Putinin në vitin 2019. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.