E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët kanë investuar 58 mln euro në pensione private
Lajme

Shqiptarët kanë investuar 58 mln euro në pensione private

Gjithnjë e më shumë shqiptarë po u drejtohen skemave të pensioneve private për të siguruar të ardhura shtesë në momentin e ndërperjes së marrëdhënieve të punës. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se gjatë gjysmës së parë të vitit, rritje të konsiderueshme ka shënuar numri i personave të përfshirë në pesë fondet private të pensioneve që operojnë aktualisht në vend. Ndërkohë, rritje edhe më të fortë ka shënuar volumi i fondeve që ata kanë investuar në këto skema.

Sipas të dhënave nga AMF, për tregun e pensioneve private vullnetare, në 30 qershor 2023 ka një total asetesh neto prej 6,1 miliardë lekë (58.13 milionë euro) dhe me një rritje prej 487.74 milionë lekë, apo rreth 4.5 milionë eurosh në raport me vitin e shkuar. Rritja është e dukshme në nivelin 8.56% krahasuar me 31.12.2022. Aktualisht, fondet e pensioneve private numërojnë 37,594 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 2.95% krahasuar me 31.12.2022.

Gjithsesi, ka qenë viti 2022, ai në të cilin këto skema kanë njohur një bum të vërtetë. Rreth 5.500 qytetarë u janë shtuar skemave të pensioneve private gjatë vitit 2022 duke e çuar në mbi 36.500 numrin total të personave që kanë zgjedhur të investojnë vullnetarisht për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së shkëputjes së marrëdhënieve të punës.

Por, numri i anëtarëve është ende i ulët, shkak për të cilin Sipas Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare po ndërmerr disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e qytetarëve në këto skema. Projektligji i ri për fondet private të pensioneve, që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi, synon të rrisë incentivat për të rritur investimet në fondet private të pensioneve. Një prej lehtësive parashikon rritjen e përjashtimit nga taksat si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve.

Scan tv

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.