E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Jashtëm grek paralajmëron sërish Shqipërinë me integrimin në BE/ “Rasti i Belerit, lajthitje”
Bota

Ministri i Jashtëm grek paralajmëron sërish Shqipërinë me integrimin në BE/ “Rasti i Belerit, lajthitje”

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, ka reaguar për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Gjatë një konference për shtyp, Giorgos Gerapetritis paralajmëroi sërish Shqipërinë me integrimin europian.

Ai tha se Greqia nuk mund të pranojë në BE vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit në gjyqësor dhe demokraci.

Sipas tij, Shqipëria duhet të dëshmojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës.

“Rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerti, mendoj se përbën një devijim nga e drejta evropiane. Është lajthitje, përderisa një kryetar i zgjedhur për Pushtetin Vendor, nuk ka mundur të marrë përsipër detyrat e tij, sepse nuk është lejuar, të betohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij.

Kjo, nga pikëpamja e vendit tonë dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përbën shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleri, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor“, theksoi ministri i Jashtëm grek

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.