E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi në Bruksel/ Borell: Vuçiç pranoi propozimin e BE për zbatimin e Marrëveshjes
Lajme

Takimi në Bruksel/ Borell: Vuçiç pranoi propozimin e BE për zbatimin e Marrëveshjes

Kurti refuzoi Asociacionin dhe insistoi në njohjen e Kosovës!

Në Bruksel kanë përfunduar të gjitha takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

borell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka deklaruar pas përfundimit të takimit, se kryeministri Kurti, nuk e pranoi propozimin e BE-së për themelimin e Asociacionit.

“Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, kam tentuar që të gjejmë zgjidhje për një rrugë përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara në fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit, të komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Ai insistoi në vend të kësaj në formalizimin e njohjes de facto si hapin e parë. Më duhet të them se presidenti Vuçiq e pranoi propozimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes. Ai erdhi me një propozim tjetër, por më në fund e pranoi propozimin tonë”, ka deklaruar Borrell.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.