E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri grek: Mbajtja e Belerit në burg, problem në marrëdhënien me Shqipërinë
Lajme

Kryeministri grek: Mbajtja e Belerit në burg, problem në marrëdhënien me Shqipërinë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka folur lidhur me mbajtjen në burg të fituesit të zgjedhjeve në Bashkinë Himarë, Fredi Beleri.

Mitsotakis thotë se është i shqetësuar si për mbajtjen e Belerit në burg dhe për faktin që Shqipëria refuzon t’i japë mundësinë të bëjë betimin.

“Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por edhe që Shqipëria refuzon t’i japë mundësinë të bëjë betimin, qoftë edhe nga kryetari i burgut… Është një shkelje e qartë e shtetit ligjor, krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet tona dypalëshe, e vështirëson rrugën e Shqipërisë drejt familjes evropiane…”, komentoi Mitsotakis gjatë konferencës për shtyp që dha në kuadër të pranisë së tij në Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.