Si u qëllua efektivi, po ndiqte një person të dyshimtë
Njoftimi zyrtar i policisë
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë që janë regjistruar këtë mbrëmje, ku mbeti i plagosur një efektiv i repartit “Shqiponja”.
Bltë bëjnë me dije se konkretisht është qëlluar me armë punonjësi i policisë me iniciale E.A., i cili i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjeje kirurgjikale.
Efektivi, së bashku me kolegë të tjerë të këtij reparti ishin në ndjekje të një personi të dyshimtë.
Ky i fundit ka hapur zjarr ndaj punonjësve të policisë gjatë tentativës për tu larguar.
Efektivët e tjerë të “Shqiponja”-ve janë në ndjekje të autorit.
“Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



