Meta : tani që pranoi fajin agjenti i FBI, edhe Rama té procedohet penalisht
Pas një gjyqi në SHBA që do të lërë gjurmë në historinë e politikës shqiptare, të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe të komploteve të tij në bashkëpunim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ka reaguar sot edhe ish-Presidenti Ilir Meta.
“McGonigal e pranoi përfundimisht fajësinë e tij për të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë në Gjykatën Federale të Uashingtonit, – shkroi Meta në Fb. – Ai pranoi të gjitha faktet e Prokurorisë, përfshirë edhe takimet e paligjshme me Kryeministrin Rama.
U vërtetuan nga prokurorët dhe u pranuan nga McGonigal pagesat e paligjshme dhe korruptive për qëllime politike dhe financiare në këmbim të goditjes mafioze të opozitës duke keqpërdorur një zyrtar të lartë të FBI.
Pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin dhe detyrimin e drejtësisë shqiptare për të mbrojtur ligjshmërinë dhe interesin e lartë publik.
Përdorimi i zyrës së Kryeministrit për të asgjesuar pluralizmin politik në vend është shërbimi më i madh që i bëhet paligjshmërisë dhe veprimtarisë mafioze dhe kriminale,” nënvizoi ish-Presidenti, kryetar i Partisë së Lirisë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



