E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanosi me arme mamanë dhe vëllain: arrestohet 25-vjeçari nga Kashari
Lajme

Kanosi me arme mamanë dhe vëllain: arrestohet 25-vjeçari nga Kashari

Dritan Billa, një ri 25 vjeçar me banim në fshatin Zalt, Kashar, u arrestua nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, pas disa orë kërkimesh, në lagjen Shkozë.

Billa, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje, dje rreth orës 16:30 në shtëpinë e tij në Zalt, pas një grindjej iu kanos me pistoletë mamasë 61-vjeçare dhe vëllait 31-vjeçar, F. Billa. Si të mos mjaftohej me aq, ai edhe ka qëlluar në ajër me pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë dhe më pas ështe larguar nga banesa me mjetin e tij.

Menjeherë nga ana e policisë janë organizuar shërbimet dhe nga informacionet e marra ne rrugë operative, është bërë e mundur që rreth orës 22.45, ky shtetas të kostatohej në lëvizje në lagjen Shkozë Tiranë me mjetin e tij ku menjëhere është bërë ndalimi i mjetit dhe arrestimi i tij.

Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet një pistoletë model 54 me krèhër e dy fishekë dhe në oborrin e banesës një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 .

Mbi Dritan Billën tani rëndojnë katër akuza:”Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioni”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.