E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha reagon për vrasjen e efektivit në Veri: Çast kritik i betejës kundër krimit, jemi në krah të policisë së Kosovës
Lajme

Basha reagon për vrasjen e efektivit në Veri: Çast kritik i betejës kundër krimit, jemi në krah të policisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar sulmin me armë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv, ndërsa një tjetër u plagos.

Basha kërkon nga Beogradi që të dënojë këtë sulm të rëndë, ndërsa thekson se në këto çaste kritike të betejës kundër krimit “jemi në krah të policisë së Kosovës”.

“I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.

Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.

Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkruan Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.