E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brnabiq flet me fjalët e Vuçiçit/ Bën përgjegjës Kurtin për situatën në Kosovë
Lajme

Brnabiq flet me fjalët e Vuçiçit/ Bën përgjegjës Kurtin për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur me fjalët e Presidentit Aleksandër Vuçiç mbi situatën në veri të Kosovës.

Brnabiq ka bërë përgjegjës kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke theksuar dhe dështimin e dialogut në Bruksel.

“Situata në të cilën na solli Kurti të gjithëve, por edhe heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është katastrofike”, tha Brnabiq në një dalje në “TV Pink”.

Brnabiq shtoi se kushdo që e ka dëgjuar me vëmendje fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në OKB, mund të dëgjojë edhe paralajmërimin që ka bërë për një konflikt të tillë.

“Askush nuk e ktheu mbrapa këtë, askush nga BE-ja apo SHBA-ja. Askush nuk tha asgjë kur Kurti nga Brukseli kërcënoi serbët se do të vuajnë dhe do të paguajnë”, tha kryeministrja e Serbisë.

“Është gjithashtu e tmerrshme”, siç shtoi ajo, që Kurtit i jepni “carte blanche” për të vrarë të gjithë, me pretekstin se janë terroristë”.

“Ju thatë se janë terroristë, hyni aty dhe vritini të gjithë, KFOR-i hesht, unë nuk do të shkoj më tutje nëse e bëjnë këtë, për Kurtin të gjithë serbët janë terroristë, a do të thotë se ai mund t’i vrasë të gjithë?”, pyeti kryeministrja.

Ajo shtoi se në fjalimin e tij, presidenti paralajmëroi për spastrimin etnik dhe kujtoi të gjithë terrorin që serbët pësojnë çdo ditë në Kosovë, nga më i riu te më i moshuari.

Sigurisht i vetmi fajtor për gjithçka është Albin Kurti dhe kjo është ëndrra e jetës së tij.

“Ai do të bëjë gjithçka për të provokuar konflikte, por dikush e lejon këtë”, tha ajo.

Më tej Brnabiq shtoi se, do të vazhdojnë të bisedojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.