E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi në Veri, zyrtari serb: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiçin. Po heton inteligjenca
Lajme

Sulmi në Veri, zyrtari serb: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiçin. Po heton inteligjenca

Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i tha sot “The Geopost”-it një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.

“Ditën e djeshme dikush e ka tradhtuar Presidentin Vuçiç, dhe se këtë do ta hetojnë shërbimet serbe të inteligjencës”, theksoi burimi.

Sipas tij, Vuçiç është tradhtuar lidhur me rezistencën në Banjska.
“Së paku 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk do të duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë edhe te serbët e Kosovës, edhe pozicionin e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.

Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjska, serbë të armatosur, në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policinë e Kosovës Afrim Bunjakun. Më pas, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë neutralizuar terroristët, të cilët u strehuan në Manastirin ortodoks në fshat.

Gjatë aksionit, janë vrarë së paku 3 serbë, të cilët “The Geopost” merr vesh se janë serbë të Kosovës, kurse 2 të tjerë janë kapur të gjallë.

Në mbrëmje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media, krejtësisht i hutuar fajësoi Albin Kurtin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.