E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja pér parkimin në Shkodër/ Policia kërkon autorin dhe katër persona të tjerë në Malin e Zi
Lajme

Vrasja pér parkimin në Shkodër/ Policia kërkon autorin dhe katër persona të tjerë në Malin e Zi

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pak ditë më parë ende nuk është zbardhur plotësisht, e madje ende nuk është sjellë në pranga autori kryesor i ekzekutimit të të riut.

Por, policia dhe prokuroria janë mjaftuar me arrestimin e vëllait të autorit të akuzuar, i cili ditën e djeshme ka dalë para Gjykatës së rrethit ku është njohur edhe me masën e sigurisë. Sipas të dhënave që vijnë nga policia e Shkodrës dyshohet se autori bashkë me katër persona të tjerë dyshohet se kanë mundur të dalin jashtë vendi dhe tashmë kërkimet janë zhvendosur edhe në Malin e Zi ku pretendohet se mund të jenë larguar të rinjtë.

Ngjarja për të cilën u vra Valter Fjerza ka mbetur ende në versionin fillestar që ka treguar Policia, por pa treguar se sa kohë kishte konflikti mes dy familjeve, konflikt që më pas gjeneroi në vrasjen e të riut.

Masa e sigurimit

Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor për të dyshuarin e pjesëmarrjes në vrasjen e Valter Fjerzës në Shkodër. Paolo Mëhilli njihet si vrasësi i dyshuar i Klodjan Mëhillit, i cili është autori i dyshuar i shpallur në kërkim për vrasjen.

Nga ana tjetër, Policia vijon kërkimet për Luçian Mëhillin, Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushajn. Sipas ngjarjes, bëhet e ditur se Klevis Fierza disa minuta përpara vrasjes së vëllait është konfliktuar me re vëllezërin Mëhilli. Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti. Sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës. Klodjan Mëhillit i ishte hequr nga duart arma pistoletë, ai ka shkuar në makinën e tij, dhe ka marrë një armë tjetër automatike kallashnikov, të cilën e mbante në automjetin foristradë. Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

I arrestuari dhe të kërkuarit

Paolo Mëhilli është vëllai i autorit të krimit Klodjan Mëhilli, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Në kërkim për këtë ngjarje vijojnë të jenë Luçian Mehilli, Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj. Klevis Fierza, disa minuta para vrasjes së vëllait të tij, ishte konfliktuar ashpër me tre vëllezërit Klodjan Mëhillin, Paolo Mëhillin, Luçian Mëhillin, kushëririn e tyre Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushaj.

Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti. Sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës. Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e pistoletës nga dora e Klodjan Mëhillit. Këtë armë, ata e kanë hedhur rreth 60 metër larg vendit të ngjarje, me qëllim për të shmangur ndonjë pasojë më të rëndë. Valter Fierza është nisur në drejtim të ngjarjes me automjetin foristradë “Nissan Navara”. Por, në të njëjtën kohë, pasi Klodjan Mëhillit,i ishte nga duart arma pistoletë, ai ka shkuar në makinën e tij, dhe ka marrë një armë tjetër automatike kallashnikov, të cilën e mbante në automjetin foristradë. Pikërisht me kallash, Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend. Pas kryerjes së krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, jane larguar nga vend i ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.